Sport Shqiptar

Zyrtare: Granit Begolli largohet nga Feronikeli 74

Trajneri prishtinas, Granit Begolli ka konfirmuar largimin nga klubi drenicas, Feronikeli 74, me të cilët u inkuadrua në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Drenasi siguroi inkuadrimin në Superligën e Kosovës nga vendi i parë i Grupit A në Ligën e Parë dhe sezonin 2023/24 do ta luajë në elitën e futbollit.

Megjithatë, njëri nga kontribuuesit kryesor të këtij inkuadrimi në Superligë, nuk do të jetë më pjesë e ekipit nga “Rexhep Rexhepi”.

Bëhet fjalë për trajnerin Granit Begolli, i cili ka konfirmuar largimin nga Feronikeli 74 edhe përkundër se i është ofruar ta drejtoj skuadrën edhe për këtë sezon.

Postimi pa ndërhyrje i Granit Begollit

Dua tiu njoftoj që nga sot nuk do të jem pjesë e Feronikelit 74. Unë kam vendosur që të largohem nga klubi pavarësisht se klubi më ofroi  mundsinë që unë ta drejtojë skuadrën në Superligë. Falenderoj Kryetarin e Komunës, z.Ramiz Lladrovcin për përkrahjen gjatë gjithë sezonit, presidentin Erlind Krasniqi për mundësinë që unë të drejtojë klubin drejt Superligës, ku së bashku arritëm objektivin pas një sezoni me shumë vështirësi. Faleminderit poashtu tifozëve për përkrahjen gjatë gjithë sezonit. Falenderoj stafin për punën e madhe dhe të gjithë njerëzit tjerë që punuan në klub. Falenderoj kapitenin Lapidar Lladrovci dhe te gjithë futbollistët për super sezonen që kalum së bashku.

/Shqip.com