Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Futbollisti shqiptar e vazhdon karrierën në Korenë e Jugut

Futbollisti shqiptar, Jasir Asani është transferuar në Korenë e Jugut te skuadra Gwangju.

Pas vetëm një sezoni e gjysmë në Hungari te Kisvarda, Jasir Asani do ta vazhdojë karrierën në shtetin aziatik.

Ish-ylli i Partizanit të Tiranës tashmë ka zbarkuar në Azinë e largët dhe e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, shkruan Shqip.com.

Asani ka publikuar një foto ku shfaqet me fanellën dhe shallin e skuadrës së re.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut shprehet tejet i lumtur që tashmë ka mbërritur në klub dhe se e pret një sfidë e re.

/Shqip.com