Sport Shqiptar

Zyrtare: Futbollisti i FC Prishtinës huazohet te 2 Korriku

Klubi i Futbollit 2 Korriku ka arritur marrëveshje me FC Prishtinën për huazimin e mbrojtësit Andi Salihu për gjashtë muajt e ardhshëm.

Andi shkon tek 2 Korriku pas përvojave në Shkollën e Futbollit “Dinamo” si dhe atyre në klubin nga kryeqyteti, Klubin e Futbollit Prishtina.

Salihu është vetëm 19-vjeç. Ai angazhohet si mbrojtës krahut të djathtë, teksa ka qenë edhe pjesë e moshave U15, U17 e U19 të Kosovës.

“Shpresoj se kjo periudhë do më shërbej për mirë dhe bashkë me shokët e ekipit do të punojmë shumë. Më kanë pritur mirë të gjithë në klub dhe kam besim se do ta ndihmoj ekipin me cilësitë e mia”, ishin fjalët e para të Salihut për faqen e 2 Korrikut, shkruan Shqip.com.

Skuadra kryeqytetase 2 Korriku garon në Ligën e Parë.

Ai ka filluar menjëherë me stërvitje duke u vënë nën urdhërata e trajnerit Besim Ademi.

/Shqip.com