Zyrtare: Fahredin Duraku emërohet trajner i këtij ekipi

Klubi i futbollit Mitrovica (femrat) të hënën ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Mitrovicën tani e drejton trajneri i njohur kosovar, Fahredin Duraku.
Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit.
“Kff Mitrovica sot ka prezantuar trajnerin e paralajmëruar një ditë më parë Fahredin Duraku. Pas prezantimit është filluar me stërvitjen e parë, me të cilën po fillojm edhe fazën përgaditore për rifillimin e kampionatit 2022/2023 stinori pranveror”, shkruhet në njoftimin e klubit, përcjell Shqip.com.
Mitrovica të dielën është ndarë me trajnerin Murat Shabani dhe menjëherë të hënën ka zyrtarizuar zëvendësuesin e tij.
Mitrovica ka dominuar futbollin e femrave në vitet e fundit, por në edicionin e kaluar e humbi titullin nga EP COM Hajvalia.
Me Durakun në krye, Mitrovica synon ta kthejë titullin. Duraku menjëherë të hënën ka zhvilluar stërvitjen e parë.
/Shqip.com