Sport Shqiptar

Zyrtare: Diar Halili nga Porto i bashkohet Prishtinës

Qendërmbrojtësi Diar Halili, është futbollisti i radhës që ka nënshkruar kontratë me FC Prishtinën.

Shtatlarti (1.93) së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së madhe portugeze FC Porto (grupmoshat e reja) ku ka luajtur për një vit.

Ai ka përvojë në elitën e futbollit kosovar pasi që më parë është aktivizuar me Besën e Pejës (edicioni 2021/22).

Karrierën si futbollist në moshë të re e ka filluar te skuadra prishtinase 2 Korriku, ku është zhvilluar si futbollist.

19-vjeçari, i cili më parë ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës U15, U17 dhe U19, është shprehur i lumtur që i është bashkuar ekipit kosovar.

“Jam shumë krenar dhe i motivuar të luaj për klubin më të madh në Kosovë. Për mua është e rëndësishme që të luftoj maksimalisht në çdo minut për t’i mbrojtur ngjyrat e klubit të qytetit”, tha Diar Halili pwr faqen zyrtare tw klubit “FCPrishtna”, shkruan Shqip.com.

““Plisat” janë tifozët më të mirë në Kosovë dhe premtoj se do ta mbroj me nder fanellën e Prishtinës”, shtoi Diar Halili.

/Shqip.com