Sport Shqiptar

Zyrtare: Caktohet vendasi i barazhit në Klinë

Liria – Vushtrria do të luhet në “18 Qershori” të Klinës, të shtunën e 21 majit me fillim nga ora 15:00

Sot në prezencën e Komisionit të garave, zyrtarëve të të dyja klubeve si dhe përgjegjësit për siguri të FFK- së, është hedhur shorti për ndeshjen e barazhit ndërmjet Kf Lirisë dhe Kf Vushtrrisë.

Shorti vendosi që prizrenasit të jetë skuadër vendase, dhe rrjedhimisht i takon tribuna qendrore (tribuna perëndimore).

Stadiumi “18 Qershori” në Klinë

Kurse, Vushtrrisë do t’i takoj tribuna në lindje (e reja).

Përndryshe, klubi i Vushtrrisë për herë të fundit ishte në elitën e futbollit kosovar përgjatë edicionit 2019-20, ku përfundoi me 21 pikë të grumbulluara në pozitën e 11-të (parafundit).

Nga ana tjetër, Liria po ashtu pati të njëjtën pozitë, por pjesë në Superligë së fundmi ishte para tre sezonesh (2018-19)./Shqip.com