Zyrtare: Bujar Pllana largohet nga FC Prishtina
Publikuar:
(26.06.2023 13:17:50)

Mbrojtësi Bujar Pllana nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Prishtinës për edicionin e ri. 21-vjeçari, të hënën, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur largimin e tij nga klubi kryeqytetas.
Ai ka falënderuar të gjithë te Prishtina për përkrahjen, ndërsa klubit i ka dëshiruar suksese në të ardhmen.
Pllana ishte pjesë e Prishtinës prej janarit të vitit të shkuar kur iu bashkua nga Feronikeli dhe edicionin e fundit, ishte ndër lojtarët më të dalluar në klub dhe ndër më të vlerësuarit në kampionat.
Ai me Prishtinën e fitoi Kupën e Kosovës, ndërsa në 28 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, kontribuoi me 4 gola e 1 asistim.
/Shqip.com