Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Barcelona transferon Kounden

Barcelona ka mposhtur Chelsean për nënshkrimin e mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde.

Francezi ka qenë subjekt i një beteje transferimi mes dy klubeve këtë verë, por është konfirmuar se katalanasit e kanë fituar më në fund garën.

Një marrëveshje është arritur mes Barcelonës dhe Sevillas dhe është konfrimuar nga skuadra e Xavi .

Besohet se Koundé do të transferohet në Camp Nou në një marrëveshje pesëvjeçare, derisa Sevilla ka marrë 50 milionë euro të raportuara plus 10 milionë euro shtesë për shërbimet e tij.

23-vjeçari e ka vendosur veten si një nga qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Evropë në dy sezonet e fundit, duke ndihmuar ish-klubin e tij të fitojë Ligën e Evropës në 2020.

Kounde nuk është aq i gjatë sa shumica e qendërmbrojtësve, por e kompenson atë me pritjen, forcën dhe ritmin e tij të vrullshëm./Shqip.com