Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Arnaut Danjuma transferohet te Tottenhami

Futbollisti holandez Arnaut Danjuma është zyrtarisht lojtar i ri i Tottenhamit dhe kështu ka përmbyllur transferimin më të çmendur të sezonit.

Danjuma kërkoi fillimisht një transferim nga Villarreali, i cili e la të shkojë në Everton, pasi klubi anglez është në kërkim të lojtarëve me të cilët do të dilte nga telashet.

Holandezi ishte marr vesh për huazim me opsion blerje dhe ishte Frank Lampard që e kishte pëlqyer lojtarin.

Me këtë rast, Danjuma kishte mbërritur te Liverpooli, i ishte nënshtruar ekzaminimit mjekësor, ka bërë edhe foto me fanellën e Evertonit dhe klubi ka organizuar një konferencë për shtyp dhe prezantim për ditën e sotme.

Mbeti vetëm nënshkrimi i kontratës, por më pas filloi cirku, pasi mbrëmë erdhi lajmi se Frank Lampard, i cili kërkonte Danjuman, ishte shkarkuar.

Holandezi e kuptoi se nuk donte të luante në Everton, kështu që fjalë për fjalë iku nga Liverpooli, hipi në një aeroplan për në Londër dhe u shfaq në Tottenham.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano bëri të ditur mbrëmë se Danjuma do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore sot dhe më pas do të nënshkruajë kontratë me Tottenhamin, gjë që ka ndodhur.

Danjuma vjen në Tottenham në formë huazimi pa asnjë detyrim për të blerë kontratën, edhe pse disa media pretendojnë se Tottenham ka një opsion blerjeje për 30 milionë euro.

/Shqip.com