Sport Ndërkombëtar

Zvicra e nis me fitore

Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Kamerunit, në ndeshjen e rrethit të parë të Grupit H në Kupën e Botës, Katari 2022.

Breel Embolo e ka shënuar golin e fitores në minutën e 48-të, pasi më parë i asistoi për mrekulli Xherdan Shaqiri.

Kapiten i Përfaqësueses zvicerane ishte Granit Xhaka, Shaqiri luajti 72 minuta, ndërsa në bankën e rezervistëve ishte edhe Ardon Jashari, të cilit trajneri Murat Yakin sot nuk ia dha rastin të luajë.

Bashkë me Zvicrën e Kamerunin, në Grupin G gjenden edhe Brazili e Serbia, të cilat takohen sot prej orës 20:00.

Gjithsesi Zvicra e ka nisur mirë Botërorin e sivjetmë, me shpresë për të kaluar fazën e grupeve e më pas për të shkuar sa më larg.

/Shqip.com