Lajme Botë

Zvicër: Nga e hëna, të pavaksinuarit mund të mos trajtohen në spitale

Spitalet në Zvicër - marrë nga "Blick.ch"

E hëna mund të jetë dita e fundit kur të gjithë qytetarët e Zvicrës do të mund të shtrihen në spital, transmeton Shqip.com.

Nga 13 shtatorit, të pavaksinuarit apo ata të cilët nuk mund të dëshmojnë se kanë rezultuar negativë me COVID-19 apo edhe janë shëruar, rrezikojnë të mos u mundësohet që të shtrihen në spitale në rast se sëmuret nga ky infeksion.

Siç raportohet nga gazeta më e madhe zvicerane “Blick.ch”, shtretërit e zënë nëpër spitale kërcënojnë që të pavaksinuarit të mbesin pa trajtime.

“Zënia e shtretërve deri më tani ka kaluar në 87.6 përqind. Spitalet tashmë po flasin për kërcënimin e triazhit, i cili ndoshta do t’i linte të pavaksinuarit në disavantazh”, thuhet në artikull. 

“Dhe përqindja e pacientëve Covid në njësitë e kujdesit intensiv vazhdon të rritet. Qeveria federale dhe kantonet tani po debatojnë se si duhet të shpërndahen 80 pacientë me COVID jashtë vendit. Askush nuk dëshiron të jetë përgjegjës”.

Sinjalet e alarmit nga spitalet tashmë ka arritur te masa dhe aplikimi për certifikatë që dëshmon se një person nuk rrezikon nga COVID-19, duhet të bëhet prioritet. /Shqip.com