Lajme

Zv/ministri i Tregtisë për rritjen e çmimeve: Ku na lejon legjislacioni do të ndërhyjmë

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Getoar Mjeku ka thënë se lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e çmimeve.

“Lufta në Evropë ndikon në rritjen e çmimeve. Atë që po përpiqemi të bëjmë si Qeveri aty ku na lejon legjislacioni në fuqi të sigurohemi se nuk po kombinojmë mallin e importuar me një çmim të sajum ose të prodhuar brenda Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, kufizimi i fitimit të tregtarëve të naftës do ta lehtësojë barrën e qytetarëve.

“Në rastin e naftës kemi marrë një vendim me caktu marzhin me kufizu fitimin e tregtarëve të naftës në këtë rast ta lehtësojmë barrën e qytetarëve”, ka thënë Mjeku. /teve1.info