Zuckerberg i humb afro 7 miliardë dollarë pas rënies së Facebook-ut

Pasuria e Mark Zuckerberg ka rënë afro shtatë miliardë dollarë për pak orë, duke bërë kështu që ai të rrëzohet nga lista e njerëzve më të pasur në botë, pas rënies së Facebook-ut nga rrjeti, transmeton Shqip.com.
Një shitje ka bërë që aksionet e Facebook-ut të biejnë të hënën rreth 5 për qind, duke shënuar një rënie afër 15 për qind që prej mesit të shtatorit, raporton Bloomberg.

Rënia e aksioneve të hënën e ka ulur vlerën e Zuckerberg në 120 miliardë dollarë, duke bërë kështu që ai të renditet nën Bill Gates, në vendin e 5-të në Indeksin e Miliarderëve në Bloomberg.
Ndërkaq, më 13 shtator, Wall Street Journal ka filluar të botoj disa lajme të bazuara në një sasi dokumentesh të brendshme, duke zbuluar kështu se Facebook e dinte paraprakisht për disa probleme me produktet e tij.
Dëmtimi i Instagramit ndaj shëndetit mendor te vajzat adoleshente, keqinformimi rreth trazirave në Capital Hill më 6 janar duke i minimizuar çështjet tek publiku, ishin disa nga problemet që ishin shfaqur nga Wall Street Journal.
Këto raportime kishin tërhequr edhe vëmendjen e zyrtarëve qeveritarë.
Ndryshe, Facebook ka theksuar se çështjet kryesore që përballen produket e saj, duke përfshirë polarizimin politik janë komplekse dhe të cilat nuk shkaktohen vetëm nga teknologjia.
“Unë mendoj se i jep ngushëllim njerëzve të supozojnë se duhet të ketë një shpjegim teknologjik ose teknik për çështjet e polarizimit politik në Shtetet e Bashkuara,” tha Nick Clegg, nënkryetari i Facebook për çështjet globale, për CNN.
Ndryshe, Facebook, Instagram, Whatsapp, aktualisht janë jashtë funksioni, gjë që ka ngjallur reagimin e mijëra përdoruesve.
Në WhatsApp është i pamundur dërgimi i mesazheve ndërsa në Instagram përdoruesit raportojnë se nuk rifreskojnë dot as kohështrirjen./SHQIP.com