Lajme Botë

Pas rënies të Facebook-ut, Twitter ka një mesazh

Ilustrim

“Përshëndetje literalisht të gjithve”, ka shkruar Twitter.

Ky ka qenë reagimi i Twitter-it, pasi Facebook, Instagram dhe WhatsApp ranë nga sistemi.

Reagimet në Twitter

Për këto probleme ka shkruar edhe Facebook duke e përdorur rrjetin social Twitter.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona. Ne po punojmë që gjërat të kthehen në normale sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, thuhet në postimin e Facebook-ut.

Ndryshe, këto tri aplikacione aktualisht janë jashtë funksioni, gjë që ka ngjallur reagimin e mijëra përdoruesve.

Në WhatsApp është i pamundur dërgimi i mesazheve ndërsa në Instagram përdoruesit raportojnë se nuk rifreskojnë dot as kohështrirjen./SHQIP.com