Teknologji

Bien Facebook, WhatsApp dhe Instagram

Ilustrim,

Rrjeti social Facebook dhe aplikacionet e kompanisë përfshirë Instagram dhe WhatsApp aktualisht janë jashtë funksioni.

Në WhatsApp është i pamundur dërgimi i mesazheve ndërsa në Instagram përdoruesit raportojnë se nuk rifreskojnë dot as kohështrirjen.

Në DownDetector mijëra përdorues po raportojnë të cilët nuk aksesojnë dot rrjetet social, shkruan ‘PC World Albanian’.

Më 60 mijë raportime brenda pak minutave janë dërguar në Down Detector ndërsa ndërprerja e shërbimit shtrihet ndërsa vende të botës nga Evropa, në Amerikën e Veriut dhe Azi.

Hashtagu në Twitter #FacebookDown tashmë është një trend. Është hera e tretë brenda një vit që rrjeti social së bashku me aplikacionet e tij pësojnë një kolaps të tillë.

Rrjeti social zyrtarisht nuk ka komentuar ngjarjen e as faqet e mbështetjes./SHQIP.com