Lajme

ZRRE pranon kërkesë emergjente për rritje të çmimit të energjisë, shkak mossubvencionimi nga Qeveria

Faturat e energjisë elektrike.
Faturat e energjisë elektrike.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) më datë 9 gusht 2022 ka pranuar Aplikimin për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU).

kumtesë thuhet se FSHU kërkesën e saj e bazon në mos-disbursimin e subvencionit të zotuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe situatën e krijuar në tregun e energjisë me shumicë si pasojë e rritjes enorme të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare.

“Në aplikacionin për shqyrtim të jashtëzakonshëm, FSHU thekson se është duke operuar nën kosto, pasi që kostot e FSHU-së nuk janë duke u mbuluar përmes tarifave dhe subvencionit të lartpërmendur, si rezultat i mos-disbursimit të subvencionit nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, theksohet në komunikatë.

“Sipas FSHU-së, vlera e subvencionit për periudhën 9 shkurt – 30 qershor 2022 ka tejkaluar shumën prej 32.8 milion euro. Vetëm mungesa e mos-disbursimit të subvencionit tejkalon pragun e materialitetit prej 5% ashtu siç parashihet në nenin 11 të Rregullës për të Hyrat e FSHU-së”.

Qeveria e Kosovës

Theksojmë se javë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se po bëjnë remonte të njësive Kosova A dhe B, në mënyrë që gjatë dimrit të ketë sa më shumë prodhim vendor.

“Sa i përket kapaciteteve ekzistuese ne po bëjmë remonte të njësive, edhe të Kosovës A dhe të Kosovës B në mënyrë që në muajt e dimrit kur kosto e energjisë është më e lartë në tregun ndërkombëtar dhe në anën tjetër kur nevojat dhe kërkesa është po ashtu më e madhe të kemi sa më shumë prodhim vendor.” tha ai.

Lexo edhe:
Kosova A dhe B në remont, Kurti nuk e përjashton subvencionimin për energjinë elektrike

Kurti nuk ka përjashtuar as mundësinë e subvencionimit për energjinë elektrike.

Kriza energjetike në nivel global dhe faktorë të tjera, janë paralajmërime se Kosova mund të ballafaqohet me një dimër më të vështirë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Kosova është njëra nga vendet më pak të përgatitura për t’u përballur me krizën energjetike. Dimrin që shkoi zbatoheshin reduktime të vazhdueshme./Shqip.com