Lajme

ZRRE: KESCO po kërkon shqyrtim i jashtëzakonshëm i tarifave të rrymës, Qeveria nuk ndau subvencionet e premtuara

Zyra e Rregullatorit për Energji

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka treguar se furnizuesi i energjisë elektrike ka paraqitur kërkesë tek ata për hapjen e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, meqë Qeveria e Kosovës nuk ka realizuar subvencionimin.

Një kërkesë e tillë është bërë pas trendit në rritje të çmimeve në tregjet me shumicë të energjisë elektrike.

“Furnizuesi i energjisë elektrike, i ngarkuar me obligimin e shërbimit publik si Furnizues me Shërbim Universal (FShU/KESCO), ka paraqitur kërkesë zyrtare tek ZRrE për hapjen e Shqyrtimit të jashtëzakonshëm të Të Hyrave të lejuara Maksimale për FShU. FShU, kërkesën e tij e mbështetë në operimin nën kosto, si rezultat i mungesës së subvencionit të zotuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe trendit në rritje të çmimeve në tregjet me shumicë të energjisë elektrike”, thuhet në komunikatën e ZRRE-së.

Ilustrim

ZRRE-ja thotë se brenda 20 ditëve punë, presin arsyetim nga FSHU-ja për këtë kërkesë, dhe se e njëjta do të shqyrtohet.

“Nga momenti i paraqitjes së kërkesës për Shqyrtim të jashtëzakonshëm, FSHU brenda 20 ditëve të punës duhet të paraqes arsyeshmëri të detajuar bashkë me kalkulimet e ndikimit financiar. Pas pranimit të arsyeshmërisë së detajuar, ZRrE do të shqyrtojë kërkesën e FSHU-së për të parë nëse tejkalohet pragu i materialitetit prej 5% i të hyrave të FSHU-së dhe plotësohen kushtet e Rregullës për të Hyrat e FSHU-së që të hapet Shqyrtimi i Jashtëzakonshëm i tarifave me pakicë për konsumatorët e rregulluar të energjisë elektrike”.

Tutje, ZRRE ka njoftuar se në lidhje me vperimet që do të ndërmirrën do të informoj opinionin publik./Shqip.com