Lajme

Zogaj i replikon Muratit për rritjen e numrit të punësuarve: Janë punëtorë të regjistruar për t’i marrë subvencionet

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati për rritjen e numrit të punësuarve.

Zogaj në Twiiter ka i ka thënë ministrit se këta punëtorë janë regjistruar për t’i marrë subvencionet e pandemisë dhe i ka bërë thirrje ministrit që t’i publikojë shifrat e sakta se sa vende të punës janë hapur në vitin 2021.

“Këta janë të gjithë punëtorë të regjistruar për t’i marrë subvencionet e pandemisë! Sa është punësimi real Z. Ministër? Sa vende të reja pune janë hapur në vitin 2021? #Jobs”, ka shkruar Zogaj. 

Ministri Murati ka shkruar për tri vite në Kosovë janë punësuar mbi 60 mijë kosovarë.

Lexo edhe:
Murati : Ka rritje të numrit të punësuarve krahasuar me vitin 2019