Sport Ndërkombëtar

Zlatan rrëfen për sezonin e tij më fatkeq të karrierës

Ndihmoi Milanin të fitojë trofeun e parë të ‘Scudetto’-s pas 11 vitesh pritje.

Edhe pse jo aq aktiv në fushë siç jemi mësuar ta shohim, Zlatan Ibrahimovic është figurë ‘atërore’ për lojtarët e Piolit.

Se pse qëndroi gati tërë sezonin jashtë barit, ka treguar vetë suedezi në rrjetet e tij sociale.

Postimi i Zlatan Ibrahimovic në Instagram

“Për gjashtë muajt e fundit kam luajtur pa ACL (këputje e ligamentit) në gjurin tim të majtë,” shpjegoi ai.

“Gjuri i fryrë për gjashtë muaj. Unë kam qenë në gjendje të stërvitem me ekipin vetëm 10 herë në gjashtë muajt e fundit. Mora më shumë se 20 injeksione në gjashtë muaj. Zbrazja gjurin një herë në javë për gjashtë muaj. Ilaçe kundër dhimbjeve çdo ditë për gjashtë muaj. Mezi flinte për gjashtë muaj për shkak të dhimbjes”, bëri me dije Zlatan.

Zlatan Ibrahimovic, Ac Milan

“Kurrë nuk kam vuajtur kaq shumë brenda dhe jashtë fushës”, shtoi ai. “Kam bërë diçka të pamundur për diçka të mundshme. Në mendjen time kisha vetëm një objektiv, t’i bëja shokët dhe trajnerët e mi kampionë të Italisë, sepse u premtova atyre”, shtoi tutje 40 vjeçari.

“Sot kam një ACL të ri dhe një tjetër trofe”, përfundoi Ibra në mënyrën siç edhe di pikërisht ai.

Sulmuesit shtatlartë duket se po i ‘perëndon dielli’ dhe nuk po i buzëqesh fati.

Zlatan Ibrahimovic pas fitores së titullit kampion me Milan

Dhe me kontratën që i skadon muajin e ardhshëm, tifozët kanë frikë se ky mund të jetë fundi i karrierës së tij të ngarkuar plot me trofe.

Por, përsëri, ai është Zlatan./Shqip.com