Lajme

Zjarri në pallatin 10-katësh në Lezhë, tre zjarrfikës dhe një banor përfundojnë në spital

Tre zjarrfikës dhe një i moshuar kanë përfunduar në spital me shenja asfiksie pas zjarrit për përfshiu katin zero të një pallati në Lezhë, teksa tymi u përhap në të gjitha katet.

Ata po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa banorët e tjerë kanë dalë nga shtëpitë dhe po qëndrojnë jashtë deri sa tymi të pastrohet plotësisht.

Nga informacionet paraprake, zjarri u shkaktua në kabinën elektrike që ndodhet në katin zero  dhe i gjithë pallati u mbush më pas me tym. Për pasojë të gjithë banorët janë larguar nga banesat e tyre dhe kanë dalë jashtë, ndërsa zjarrfikëset kanë mundur që të shuajnë flakët në kabinë.

/Shqip.com