Dita e gjashtë e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Qytetarët dhe aktivistët kanë nisur protestën përpara Kryeministrisë, ndërkohë që sot shënohet dita e gjashtë e protestës.
Qytetarët mbajnë në duar flamuj kuqezi, flamuj me mbishkrimin autoktonë, pankarta ironike dhe kanë ndezur edhe flakadanë.
Tubimi i sotëm mbahet në një ditë kur kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorët e Zvërnecit, në Pallatin e Kulturës në Vlorë.
Protestuesit kanë shpalosur 5 kërkesat që kanë për qeverinë, ku nuk pranojnë dialog me Ramën por largimin e tij.
Ata po ashtu kërkojnë edhe anulimin e investimit në Zvërnec si dhe shfuqizimin e ndryshimeve ligjore të bëra së fundi në ligjin për zonat e mbrojtura.
Nga organizatorët është njoftuar se tubimi do të vijojë edhe gjatë ditëve të tjera, ku kanë bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në sheshin përpara Kryeministrisë.
/Shqip.com