Lajme

Zjarri në objektin e IML-së, Prokuroria thotë se ka intervistuar disa zyrtarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka intervistuar disa zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore për rastin e shpërthimit të zjarrit mbrëmë në IML.

Sipas njoftimit nga Prokuroria thuhet se zyrtarët e intervistuar mbrëmë kanë qenë kujdestarë.

Lexo edhe:
Zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, se vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur të gjitha njësitë relevante, përfshirë ekipin e zjarrfikësve, Policinë, ekspertët e zjarrit, Prokurori i Shtetit, drejtori i IML-së, si dhe eksperti i elektroteknikës, me ç’rast kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të këtij incidenti.Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime dhe në kuadër të veprimeve të ndërmarra janë intervistuar zyrtarë të IML-së, të cilët kanë qenë kujdestarë në kohën kur ka ndodhur incidenti”, thuhet në njoftim.

​ Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së shtunës.

/Shqip.com