Lajme

Zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Sonte në orët e mbrëmjes një zjarr ka shpërthyer në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Kështu ka njoftuar Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi për media, ku bëri të ditur se zjarrëfikësit kanë intervenuar menjëherë.

Sipas njoftimit, të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrfikësve.

“Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu.

“Sipas informacioneve që kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit”, ka njoftuar MD-ja.

/Shqip.com