Lajme Botë

Zjarri në një klub nate në Tajlandë vret të paktën 14 persona

Të paktën 14 persona u vranë dhe rreth 40 të tjerë u plagosën pasi një zjarr përfshiu një klub nate në provincën Chonburi në juglindje të Tajlandës.

Zjarri shpërtheu në orën 01:00 me orën lokale të së premtes në pikën e natës në rrethin Sattahip, tha policia, raporton BBC.

Shkaku i zjarrit nuk është i qartë, ndërsa ekipet e shpëtimit thonë se materialet e ndezshme në mure mund ta kenë përkeqësuar atë.

Zjarrfikësit luftuan për më shumë se dy orë për të vënë nën kontroll zjarrin, raportojnë mediat lokale. Zjarri me sa duket shpërtheu gjatë një shfaqjeje me muzikë live në vend, sipas nënës së një prej interpretuesve të muzikës që vdiq në incident.

Zjarrëfikësit

Trupat e viktimave u gjetën kryesisht pranë hyrjes dhe në banjo. Të tjerë u gjetën pranë kabinës së DJ-ve.

Kryeministri i Tajlandës Prayuth Chan-ocha të premten urdhëroi një hetim mbi zjarrin dhe tha se familjet e viktimave do të merrnin ndihmë nga autoritetet.

Në vitin 2009, më shumë se 60 njerëz vdiqën në Bangkok pasi një zjarr u përhap në klubin Santika në orët e para të ditës së Vitit të Ri. Dy burra, përfshirë pronarin e klubit, u burgosën në vitin 2011./Shqip.com