Lajme

Zjarri kaplon repartin e psikiatrisë në Pejë, lëndohet një person

Një zjarrë ka kapluar reperatin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Nga ky incident ka mbetur i lënduar punëtori i sigurisë si dhe ndihmë mjekësore ka kërkuar personeli mjekësor nga tymi që ishte prezentë.

Rastin për SHQIP.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se zjarrfikësit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin shumë shpejtë.

“Rreth orës 14:40 policia është njoftuar për një zjarre në spitalin rajonal të Pejës në repartin e psikiatrisë. Menjëherë më të kuptuar rastin kanë dal policia, zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin shumë shpejtë. I lënduar është një punëtor i sigurimit, i cili ka lëndime të lehta. Ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një personel mjekësorë nga tymi që ka kapluar repartin”.

Shkaktarët nuk dihen dhe rasti është duke u hetuar./SHQIP.com