Lajme Botë

Zjarri i madh përfshinë ndërtesën e parlamentit të Afrikës së Jugut

Parlamenti afrikan

Një zjarr i madh është ndezur në ndërtesat e Parlamentit në qytetin e Afrikës së Jugut, Cape Town.

Pamjet tregojnë një shtëllungë tymi të zi që mbush qiellin, me flakë të mëdha që dalin nga çatia e ndërtesës.

Dhjetëra zjarrfikës janë në vendin e ngjarjes, ndërsa BBC shkruan se ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, transmeton Shqip.com.

Zjarri u ndez disa orë pas funeralit shtetëror të Kryepeshkopit Desmond Tutu në Katedralen e Shën Gjergjit, pranë Parlamentit.

Tymi ngrihet nga një ndërtesë e djegur në Cape Town, Afrika e Jugut, më 2 janar 2022, në këtë foto të marrë nga mediat sociale
Tymi nga flakët mund të shihej nga disa kilometra larg

Zona e çatisë kishte marrë flakë dhe ndërtesa e Asamblesë Kombëtare ishte gjithashtu në flakë, thanë autoritetet e qytetit.

“Zjarri nuk është nën kontroll dhe janë raportuar çarje në muret e ndërtesës”, tha një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës së qytetit për agjencinë e lajmeve AFP./SHQIP.com

Zjarrfikësit punojnë mes tymit pasi një zjarr shpërtheu në Parlament në Cape Town, Afrika e Jugut, më 2 janar 2022
Në vendngjarje ndodhen dhjetëra zjarrfikës