Sport Ndërkombëtar

Zinchenko te Arsenali – punë e kryer

Zinchenko

Oleksandr Zinchenko do e vazhdojë karrierën në Londër.

Ai do t’i bashkohet Arsenalit.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Arsenali tashmë po përgatit kontratat zyrtare dhe më pas planifikon testet mjekësore për Oleksandr Zinchenko”, ka shkruar Romano ndër të tjera.

25 vjeçari po kërkon një “rilindje” të karrierës – pasi në City nuk arriti të jetë titullar asesi.

Në sezonin e fundit ai zhvilloi vetëm 15 ndeshje, teksa regjistroi katër asistime.

Në total – Zhinchnko ka zhvilluar pesë sezonë në Premierligë – dhe është kurorëzuar katër herë me titullin e kampionit./Shqip.com