Sport Shqiptar

Zhgënjyese, Kosova barazon me Andorrën – tabela (VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka arritur më shumë se barazimi 1:1 në ndeshjen me Andorrën, e vlefshme për Grupin I të kualifikimeve në Kampionatin Evropian të vitit 2024, shkruan Shqip.com.

Pjesa e parë përfundoi me barazimin 0:0, megjithëse Kosva i pati së paku tri rraste të mira shënimi, të cilat nuk i konkretizuan Vedat Muriqi (dy) dhe Arbër Zeneli.

Edhe në pjesën e dytë dardanët patën shumë më tepër nga loja, por kjo nuk mjaftoi për të shënuar fitore.

Kosova kaloi në epërsi me golin e Edon Zhegrovës, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistimit të bukur nga Milot Rashica (59’).

Vetëm dy minuta më vonë (61’), Rosas Ubach i barazoi shifrat në 1:1 me një gol me kokë nga afërsia.

Deri në fund, Përfaqësusja jonë bëri presion të madh para portës së Andorrës, por pa arritur të shënojë golin e fitores.

Pas dy ndeshjeve të luajtura, Kosova renditet e treta në Grupin I me dy pikë, ndërsa kryesojnë Zvicra e Rumania me nga gjashtë pikë.

/Shqip.com