Sport Ndërkombëtar

Zhegrova ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen e dytë në Francë

Edon Zhegrova

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova është përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen e Lille kundër Metz në Ligue 1.

Lille u ndal nga Metz në një barazim pa gola në kuadër të xhiros së 25-të.

Zhegrova hyri në lojë në minutën e 82-të të ndeshjes në vend të Yilmaz.

Por, vetëm pak minuta më vonë 22-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq.

Lille edhe pse e dominoi ndeshjen nuk arriti të marr më shumë se një pikë.

Vendasit tani gjenden në vendin e nëntë në tabelë me 36-të pikë të grumbulluara, ndërsa Metz janë në vendin e 18-të.

Ndeshjen e radhës skuadra e Zhegrovës e ka kundër Chelseas në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi i Kosovës u transferua te skuadra franceze gjatë afatit kalimtar të janarit dhe ka vetëm dy paraqitje deri më tani./Shqip.com