Sport Shqiptar

Zhegrova: Më mjaftuan dhjetë sekonda për ta pranuar Kosovën

Edon Zhegrova

Ditë më parë – nga Përfaqësuesja e Kosovës U-21 u largua dy futbollistë: Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti.

Lidhur me këtë temë u bë një diskutim i madh në publik.

Pa reaguar nuk e ka lënë as Edon Zhegrova, i cili nuk i ka kursyer nga kritikat – ata që e refuzojnë Kosovën.

“Vetëm nëse e doni dhe e ndjeni këtë shtet – ju mund të luani për Kosovën. Unë jam 1000 herë më i mirë dhe as nuk mund të më krahasoni me këta futbollistë që nuk e kanë pranuar Kosovën”, shkroi ai përmes në Instastory.

Zhegrova po ashtu shkroi se “mua më mjaftuan vetëm dhjetë sekonda për ta pranuar shtetin tim – sepse zemra ime rreh aty, pra nëse nuk e doni këtë shtet – ju nuk jeni pjesë e gjithë kësaj. Kjo është për të gjithë ata që mendojnë se janë dikushi”.

23 vjeçari që është pjesë e Lilles – kishte debtuar me Dardanët – në vitin 2019.

Që nga atëherë – Edoni ka zhvilluar 28 paraqitje dhe është autor i tre golave.

Në dy ndeshjet e shtatorit – ai ka mbetur jashtë listës të futbollistëve të ftuar nga Alain Giresse – për shkak të lëndimit./Shqip.com