Sport Ndërkombëtar

Zhegrova lë pas lëndimin, rikthehet në stërvitje

Pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit, Edon Zhegrova është rikthyer në stërvitje me Lille.

Zhegrova u lëndua në përballjen kundër Montpellier, kur e filloi ndeshjen si startues, por luajti vetëm 36 minuta dhe u detyra të largohet nga fusha pasi, pësoi një lëndim.

Për shkak të këtij lëndimi sulmuesi humbi edhe ndeshjet e Kosovës, që u zhvilluan në shtator.

Lille ndeshjen e radhës e ka Lorient, të dielën me fillim nga ora 13:00.

Skuadra franceze këtë stinor në Ligue 1, gjendet në vendin e shtatë me 13 pikë dhe kanë tri fitore e dy humbje.

Zhegrova iu bashkua Lille në janar të këtij viti, pasi u transferua nga Baseli.

Ai këtë stinor ka zhvilluar pesë ndeshje, por ende nuk ka arritur të gjejë golin apo asistoj.

Derisa stinorin e kaluar 23-vejçari bëri 14 paraqitje, duke shënuar një herë e asistuar një herë tjetër./Shqip.com