Lajme Ballkan

Zhan Mitrev dyshohet për veprën penale “mashtrim”, rrezikon 10 vjet burg

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka njoftuar të premten vendimin për nisjen e hetimeve kundër Zhan Mitrevit, pronarit të spitalit privat të kardiologjisë, nën dyshimin se kryer vepër penale – Mashtrim, sipas neni 247, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

I dyshuari, siç njoftoi Prokuroria Publike, në periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, me qëllim të përfitimit të mjeteve financiare, ka mashtruar pacientët që po trajtoheshin me COVID-19 me metodën e hemofiltrimit.

Në rast se zyrtarizohet akuza dhe shpallet fajtor, në bazë të dispozitave të Kodit Penal, Zhan Mitrev mund të dënohet deri më 10 vjet burg, raporton Radio Evropa e Lirë.

Sanija Gjakova, një grua nga Prishtina, e cila është në mesin e së paku tetë familjeve të tjera që kanë ngritur kallëzime penale kundër spitalit privat të kardiokirurgjisë, “Zhan Mitrev”, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, pas vdekjes së të afërmve të tyre.

Djali i Sanijas, Edoni, 43 vjeç, ka vdekur në dhjetor të vitit të kaluar, pas, siç thotë e ëma, një trajtimi prej rreth dy muajsh në “Zhan Mitrev”.

Lexo edhe:
Prokuroria thotë se po heton vdekjen e kosovarit në “Zhan Mitrev”

Hetimet kanë nisur pasi rrjeti i gazetarisë hulumtuese, IRL, ka transmetuar më 18 korrik një emision me titull “Gjaku i papastër”.

Hulumtimi kishte për bazë 24 raporte të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova dhe ato janë verifikuar për më shumë se 24 muaj.

Lexo edhe:
Kosovarja padit spitalin Zhan Mitrev, e çoi djalin për shërim e mori në arkivol

Klinika është në pronësi të mjekut me të njëjtin emër Zhan Mitrev, për të cilin IRL-ja thotë se “është një akademik i rremë dhe shumica e njohjeve me të cilat ai mburret mund të blihen për para”.

Po ashtu, më 2020 mjekë kosovarë kishin reaguar në lidhje me një “formulë shërimi” e prezantuar nga mjeku Mitrev, për zemrën dhe kancerin./Shqip.com