Rozë

Zhaklina debaton ashpër me Luizin, Kiarën dhe Efin

Dea ka qenë një nga banoret që është sulmuar më së shumti gjatë kësaj jave. Fillimisht ishte Efi ajo që erdhi me “shpatë” në dorë dhe nisi të hedhë “kunja” ndaj saj.

Pas Efit, nisi edhe Bledi dhe për këtë Zhaklin Lekatari debatoi me disa prej banorëve.

“Kur dëgjoj disa banorë që thonë se Dea është pretendente për finale, të gjitha ofendimet bien poshtë. Ju i keni thënë asaj që është e fortë, të gjitha të tjerat bien poshtë. Si do të vinte ty Luiz, sikur të thoja unë që të kam parë që qurravitesh përpara kamerave çdo mëngjes?”.

Luiz: Çfarë argumentash?

Zhaklin: Big Brother është lojë nervash. Sado thoni është lojë, ato janë ngjyrat e karakterit tuaj. Dea është e fortë dhe e ëmbël, ju tëtjerët i keni kaluar limitet, ajo jo. Je i qëndrueshëm në paqëndrueshmërinë tënde. Deri në vdekje qofshi bashkë. Respekti është gjëja më e rëndësishme në një marrëdhenie.

Kiara: Nuk më ka dhunuar Zhak.

Luiz: Me këtë që the, bravo të qoftë.

Zhaklin: Faleminderit Luiz. Kjo do të thotë që fjala ime ka peshë.

Krist: Arsyeto. Bëj debat me argumenta.

Efi: Ja ndërhyu ky tjetri.

Luiz: Pse pirë pak.

Krist: Jo nuk kam pirë. 

Luiz: Lërë të rrjedhi o Krist.

Krist: Vetëm njerëz pa karakter flasin. Si ka mundësi? Je vulgar, bën batuta idiote.

Luiz: Ngrihu në këmbë thuaj që do të dalësh në nominim kokë më kokë me mua. I erdhi keq për Zhakun.

Bledi: Le ta pranojmë të gjithë që kemi qenë bullizues.

Luiz: Bobo, filloi ky të flasë për kamerat.

Efi: Është e tmerrshme kjo.

Bledi: Duhet të jemi më të kujdesshëm kur flasim ,sepse e dimë çfarë impakti kemi në publik. Në emër të të gjithë banorëve, ndjesë dhe Gëzuar Pashkën.

Elvis: Kjo lloj sjellje dhe ky komunikim, i bëjmë sepse janë në një shoë televiziv dhe e dinë se nuk kanë pasoja. Jashtë ne nuk ekzistojmë më, nëse kemi këtë lloj komunikimi. Këta duan të dalin të gjithë fitues. Këta kanë besuar gjëra që këta kanë ardhur nga popullariteti që mendojnë se kanë jashtë. Ju lutem shumë kujdes me sjelljen.

/Shqip.com