Kulturë Kino

“Zgjoi” vazhdon rrugëtimin artistik në kinematë gjermane

Filmi i suksesshëm kosovar “Zgjoi”, me regj të Blerta Bashollit, po vazhdon rrugëtimin artistik në botë.

Së fundmi “Zgjoi”, ka filluar rrugëtimin e tij në kinematë gjermane.

Duke filluar nga data 8 shtator filmi do të shfaqet në kinematë e qyteteve të ndryshme të Gjermanisë.

Gjatë këtyre ditëve në disa nga shfaqjet e filmit do të jenë prezentë autorja e filmit Blerta Basholli dhe Fahrije Hotin.

“Zgjoi”, mund të konsiderohet ndër filmat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës.

Ai u fut në listën e ngushtë për çmimet “Oscars”.

‘Zgjoi” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë që portretizon Fahrijen (interpretuar nga Yllka Gashi) e cila në kërkim të burrit të sajë të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.