Lajme

“Zgjedhjet vijnë prapë, ti do dënohesh” – nis protesta për Trustin

Protesta për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Ka nisur protesta për Trustin e thirrur nga Sindikata e Re e KEK-ut.

Me thirrjet “Votoje sot Trustin, kriza është tani”, “Zgjedhjet vijnë prapë, t’i do të dënohesh”, “Unë të votova ty, ti votoje Trustin”, protestuest po u kërkojnë deputetëve që të votojnë PRO këtij projektligji.

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pasi u kthye nga një takim me kryetarët e grupeve parlamentare tha se është i nevojshëm “një pushim deri në orën 13:00”.

Ndërkohë, jasht po vazhdon protesta e veteranëve, të cilët janë të indinjuar me trajtimin nga Qeveria.

Lexo edhe:
Veteranët paralajmërojnë vendosjen e tendave para Kuvendit: Do të rrimë ditë e natë derisa ky pushtet të reflektojë

Deri në dyert e Kuvendit veteranët po protestojnë të frustruar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata.

Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së janë futur në oborrin e Kuvendit dhe do të shkojnë edhe para Qeverisë./Shqip.com