Sport Shqiptar

Zeneli largohet nga skuadra turke

Klubi turk, Adana Demirspor ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli është larguar nga skuadra e tyre.

Zeneli u transferua në verë te Adana Demirspor në tentim për të rigjetur formën pas një sezoni katastrofik në Ligue 1 me Reims-in, ku pati edhe disa lëndime të renda.

Megjithatë, pa i mbushur mirë gjashtë muaj, sulmuesi anësor i Kosovës është larguar nga klubi turk.

Klubi ka njoftuar se 28-vjeçari ka shkëputur njëanshem kontratën dhe tani është lojtar i lirë.

“Arbër Zeneli ka shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën me Adana Demirspor”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

Gjatë sezonit vjeshtor te Adana Demirspor, Zeneli luajti 13 ndeshje në të gjitha garat, ku pati vetëm një asistim.

/Shqip.com