Lajme

Zemaj pas takimit në Zvicër: LDK do të udhëtojë me bashkatdhetarët në çdo hap politik

Lidhja Demokratike e Kosovës

Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari, Lumir Abdixhiku kanë vizituar bashkatdhetarët në Zvicër.

Deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj ka shkruar një postim në Facebook pas këtij takimi.

“LDK do të udhëtojë me bashkatdhetarët në çdo hap politik”, ka shkruar Zemaj.

Edhe Anëtari i Kryesisë së LDK-së, që ishte pjesë e takimit me diasporën, Sokol Haliti ka shkruar se ishte një entuziazëm i madh, për rikthimin e madh të LDK-së në diasporë.

Haliti së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku në 32 vjetorin e degës së LDK-së në Zvicër, kanë takuar veprimtarë të LDK-së në mërgatë.

Lexo edhe:
Sokol Haliti: Po ndodh rikthimi i madh i LDK-së në diasporë

“Takuam shumë ish themelues dhe aktivistë të cilët barten jetën politike dhe ende vazhdojnë të mbajnë gjallë frymën rugoviane. Ishte një entuziazëm i paparë, për rikthimin e madh të LDK-së në diasporë, si një ndër asetet tona më të mëdha kombëtare”, ka shkruar ai.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka filluar takimet me shqiptarët që gjenden në mërgatë, më saktësisht në Zvicër./Shqip.com