Lajme

Sokol Haliti: Po ndodh rikthimi i madh i LDK-së në diasporë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Aanëtari i Kryesisë së LDK-së, Sokol Haliti

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ishte pjesë e takimit me diasporën, Sokol Haliti ka shkruar se ishte një entuziazëm i madh, për rikthimin e madh të LDK-së në diasporë.

Haliti së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku në 32 vjetorin e degës së LDK-së në Zvicër, kanë takuar veprimtarë të LDK-së në mërgatë.

“Takuam shumë ish themelues dhe aktivistë të cilët barten jetën politike dhe ende vazhdojnë të mbajnë gjallë frymën rugoviane. Ishte një entuziazëm i paparë, për rikthimin e madh të LDK-së në diasporë, si një ndër asetet tona më të mëdha kombëtare”, ka shkruar ai.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka filluar takimet me shqiptarët që gjenden në mërgatë, më saktësisht në Zvicër.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Faceboook nga vetë Abdixhiku.

“ Sonte, së bashku me Ekipin Politik për Mërgatë, me Anton Qunin, Sokol Halitin, Armend Zemaj dhe Shkumbim Gashin, takuam bashkatdhetarët tanë në Grenchen të Zvicrës – në shënim të 32 vjetorit të themelimit të Degës së LDK këtu”, ka shkruar Abdixhiku./Shqip.com

Lexo edhe:
Abdixhiku fillon takimet me shqipëtarët në mërgatë