Lajme

Zemaj: Danimarka do të dhurojë 250 mijë vaksina për Kosovën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë së Danimarka do t’i dhurojë Kosovës 250 mijë vaksina, shkruan SHQIP.

 Zemaj në një postim në Facebook ka deklaruar së ky është një lajmë i mirë në luftë kundër pandemisë.

Ai më tej, ka thënë së Kosova është mirënjohëse Danimarkës për këtë të mirë dhe së miqësia në ditë të vështira është e veçantë.

“Danimarka nuk e harron Kosovën. Edhe një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë Covid-19. Danimarka shteti mik i Kosovës, dërgon 250.000 vaksina falas për qytetarët tanë. Faleminderit shumë. Mirënjohës përgjithmonë. Miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme. Nderim për popullin dhe shtetin e Danimarkës. Të bekuar me miqësinë Tuaj!” është shprehur Zemaj./SHQIP.com