Lajme

Zelensky zotohet se do ta vë Rusinë para drejtësisë për pushtimin e Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare dhe iu lut aleatëve për më shumë ndihmë.

“Unë vazhdoj t’u përsëris aleatëve dhe miqve tanë jashtë vendit; ata duhet të vazhdojnë të bëjnë më shumë për vendin tonë, për ukrainasit dhe Ukrainën. Sepse nuk është vetëm për Ukrainën, por është për të gjithë Evropën”, tha ai.

“E keqja që synon qëllimisht qytetet paqësore dhe furgonat e ambulancave dhe shpërthen spitalet nuk do të ndalet vetëm me një vend nëse ata kanë forcën për të vazhduar përpara.”

Zelensky tha gjithashtu se korridoret e evakuimit në Ukrainë kanë “funksionuar”, duke njoftuar se 12,729 njerëz u evakuuan të sigurt të shtunën.

Zelensky u zotua gjithashtu se do të sjellë para drejtësisë pushtuesit rusë dhe simpatizantët e tyre, duke thënë se “të gjithë pushtuesit dhe të gjithë bashkëpunëtorët do ta dinë se Ukraina nuk do të harrojë. Asnjëherë, asgjë. Ukraina nuk do të harrojë. Ukraina do t’i gjejë dhe do t’i thërrasë ata për të kërkuar përgjegjësi, secilin prej tyre.”

Gjiashtu, Zelensky dhe kryeministri izraelit Naftali Bennett folën të shtunën në mbrëmje për mënyrat për të ndaluar luftimet në Ukrainë dhe përpjekjet e Izraelit për të zgjidhur konfliktin, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit izraelit.  

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri izraelit Naftali Bennett

Biseda mes dy liderëve zgjati më shumë se një orë, tha zyra e Bennett, raporton CNN.

Pas thirrjes, Zelensky shkroi në Twitter se ai foli me Bennett për “agresionin rus dhe perspektivat për bisedimet e paqes” dhe kërkoi ndihmë për të siguruar lirimin e “kryebashkiakut të robëruar të Melitopolit dhe figurave publike lokale”.

Më herët, zyrtarët izraelitë dhe ukrainas mohuan raportimet se Bennett i bëri presion Zelenskit që të pranonte kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës./Shqip.com