Zëdhënësi i Qeverisë: Kurti nuk merr mëditje për udhëtime
Publikuar:
(22.05.2022 22:46:07)

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka deklaruar se Kryeministri, Albin Kurti nuk merr mëditje për udhëtimet e tij zyrtare jashtë Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu, ka thënë se sipas ligjit, Kurtit i takojnë mëditjet, por ai me vullnet dhe dëshirë nuk i pranon.
“Kryeministri Kurti nuk merr mëditje. Sipas ligjit edhe mund t’i takojnë, por ai me vullnet dhe dëshirë nuk pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit. Nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që prej kur është zgjedhur për herë të parë Kryeministër, ashtu po vepron edhe tani”, ka thënë ai.
Kryeministri, Albin Kurti ka filluar vizitën e tij zyrtare në SHBA që nga 6 maj 2022./Shqip.com