Sport Ndërkombëtar

Zbulohet skuadra e re e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo

Ylli portugez Cristiano Ronaldo do ta vazhdojë karrierën jashtë Evropës.

Gazeta spanjolle “Marca” raporton se nga 1 janari, Ronaldo do të jetë pjesë e klubit Al-Nassr nw Arabinë Saudite, shkruan Shqip.com.

Ronaldo e shkëputi kontratën me Manchester Unitedin, pasi paraprakisht kishte ftohur tërësisht raportet.

Kontrata u shkëput me marrëveshje të dyanshme, teksa 37-vjeçari vazhdon të jetë lojtar i lirë.

Gjithçka sa i përket të ardhmes së tij do të zyrtarizohet pas përfundimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

/Shqip.com