Rozë

Zbulohet opinionisti i Big Brother VIP Kosova

Big Brother VIP Kosova, ka filluar t’i zbulojë disa detaje pak para fillimit të edicionit të parë të emisionit.

Së fundmi, ka zbuluar edhe opinionistin e parë, i cili do të jetë Olti Curri.

“Olti Curri do të jetë opinonisti i parë i këtij edicioni të parë të Big Brother VIP Kosova. Influenca, kritikat dhe komentimet e tij kanë marrë gjithherë vëmendjen më të madhe në rrjetet sociale, por tashmë këto veçori të tij do të jenë edhe pjesë e spektaklit që pritet të filloj këtë vjeshtë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq kujtojmë që ditë më parë u zbulua që Jonida Vokshi do të jetë bashkëprezantuese me Alaudin Hamitin.