Sport Ndërkombëtar

Zbulohet emri i pasardhësit të Spalletit te Napoli

Napoli një edicion të shkëlqyeshëm, duke fituar titullin e kampionit në Itali dhe arriti deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, as kjo nuk i ka mjaftuar presidentit Aurelio De Laurentiis.

“Gazzetta dello Sport” ka zbuluar këtë të premte emrin e trajnerit që do të pasojë Luciano Spallettin. Sipas prestigjiozes italiane, bëhet fjalë për Rafael Benitez, i cili thuhet se nuk i ka shkëputur kurrë marrëdhëniet me presidentin e Napolit, De Laurentiis.

Siç është raportuar ditët e fundit, nga ana tjetër, marrëdhëniet mes Spalletit dhe De Laurentiis mbeten të ftohta për të mos thënë të ngrira.

Napoli rinovoi automatikisht kontratën e Spallettit, siç ishte dhe klauzola në kontratë. Spallettit iu komunikua nëpërmjet një letre, por kjo gjë nuk i pëlqeu aspak.

Kjo është arsyeja pse deri më sot nuk mund të përjashtohet që palët të vendosin të ndahen. Në skenë ka dalë emri i Benitezit.

Spanjolli, i cili ka drejtuar Napolin nga viti 2013 deri në vitin 2015, duke fituar një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë, e njeh mirë mjedisin dhe ka përvojën e duhur ndërkombëtare për të tentuar Championsin, trofe që e ka fituar në të kaluarën si trajner i Liverpoolit.

/Shqip.com