Rozë

Zbulohet emri i djalit të Rihannas

Artistja e njohur Rihanna, ka kohë që e ka mbajtur të fshehtë emrin e djalit te saj.

Mirëpo, si duket tani u zbulua emri i tij, Rihanna dhe A$AP Rocky e kanë quajtur djalin RZA Athelston Mayers.

Ai mban emrin e producentit dhe reperit RZA, liderit të grupit Wu-Tang.

Rihanna solli në jetë të birin më 13 maj 2022 dhe u tregua tepër e rezervuar për portretin e tij.

Ndërsa, në shkurt 2023, këngëtarja e “Umbrella” zbuloi gjatë performancës së saj të pjesës së parë të Super Boël se ajo dhe reperi janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

/Shqip.com