Lajme Botë

Zbulohet antitrupi që mund ta shpëtojë botën nga Coronavirusët

Shkencëtarët kanë identifikuar një antitrup që mund të mbrojë njerëzit nga COVID-19, variantet e tij dhe llojet e tjera të Coronavirusëve.

Studiuesit në Universitetin e Karolinës së Veriut – Chapel Hill dhe Universitetin Duke, në Durham, besojnë se kanë gjetur një pjesë kyçe për të luftuar si pandeminë aktuale ashtu edhe shpërthimet e ardhshme të virusit në botë, shkruan Dailymail, transmeton Shqip.com.

Antitrupi, DH1047, funksionon duke u lidhur me qelizat e virusit dhe duke i neutralizuar ato.

Është efektiv si në parandalimin e infeksionit ashtu edhe për të ndihmuar në trajtimin e një personi që tashmë është infektuar me COVID.

Antitrupi, DH1047, ka treguar aftësi t’i neutralizojë 100 për qind qelizat e COVID-19 ,SARS dhe Coronavirusëve të tjerë që gjenden në kafshë.





 
Antitrupi, DH1047 duke ndërvepruar në qeliza

“Ky antitrup ka potencialin të jetë një terapist për epideminë aktuale,” tha në një deklaratë Dr Barton Haynes, drejtor i Institutit të Vaksinave Njerëzore Duke dhe bashkëautor i studimit.

Trajtimi me këtë antitrup është veçanërisht i vlefshëm për njerëzit e pavaksinuar, të cilët nuk i kanë antitrupat e nevojshëm për të shmangur infeksionin ose shtrimin në spital.

Anipse, mund të konsiderohet si zbulim i vonshëm për këtë pandemi, studiuesit shpresojnë se gjetjet e tyre do të jenë të dobishme për të luftuar në të ardhmen shpërthimin e ndonjë vitusi tjetër./Shqip.com