Teknologji

Zbulohen detajet e tri modeleve të Galaxy S24

Tashmë ka mbetur edhe pak kohë deri në prezantimin e serisë së re të telefonave Samsung Galaxy S24.

Ky model që do të vjen me tri versiona (S24, S24+, S24 Ultra), do të lansohet më 17 janar 2024.

Rrjedhja e fundit e informacioneve për këto modele vjen nga një përdorues i X, Arsene Lupin, i cili postoi më shumë detaje, përfshirë fuqinë e tyre, kamerat, ngjyrat dhe çmimet në Evropë.

Imazhet e publikuara tregojnë se gjiganti korean nuk ka ndryshuar shumë dizajnin në krahasim më modelet e S23.

Dallimi më i madh do të vërehet tek çipat e rinj, që mundësojnë veçori të Inteligjencës Artificiale dhe përpunim më të mirë të imazhit. /GSMArena

/Shqip.com