Zbardhet krimi në Itali, shqiptari u vra me kaçavidë nga bashkëkombësi i tij
Publikuar:
(19.09.2023 12:53:36)
Një 47-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Itali, ku fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën pas një aksidenti me makinë.
Sot mediat italiane shkruajnë se Ilir Dervashi nuk ka vdekur në aksident, por është qëlluar disa herë me kaçavidë në bark, nga pasagjerit që ndodhej me të, shqiptari 34-vjeçari Miri Gurra.
Dyshohet se ata kanë pasur një debat ndërsa ndodheshin duke udhëtuar me makinë.
Sipas ekspertëve mendohet se Gurra e ka qëlluar me kaçavidën që ka gjetur në makinë, në kohën që Dervishi po drejtonte mjetin. Kjo ka bërë që të shkaktohej edhe aksidenti, raporton ilrestodelcarlino.
Gurra është arrestuar tashmë nën akuzën për vrasje, por ka heshtur para policisë duke mos dhënë asnjë deklaratë.
/Shqip.com