Teknologji

YouTube me platformë të re për përdoruesit Premium në Android dhe iOS

YouTube më në fund po sjell “shtimin në radhë” për përdoruesit Premium në Android dhe iOS. Ky funksion ka qenë i disponueshëm në aplikacionin YouTube për televizorë inteligjentë dhe në versionin e desktopit.

YouTube, thotë se veçoria “shto në radhë” do të qëndrojë në testim deri më 28 janar, ndërsa prezantimi i tij zyrtar duhet të bëhet në ditët në vijim.

Përdoruesit e YouTube Premium në celular do të duhet të shkojnë të faqja e cilësimeve dhe të klikojnë në menynë “Provo veçoritë e reja”.

Aplikacioni YouTube më pas do të ringarkohet dhe ju duhet të jeni në gjendje të filloni të shtoni video në radhën tuaj nëpërmjet menysë me tre pika që gjendet në fund të çdo videoje.

Opsioni i ri i radhës do të funksionojë njësoj si në TV dhe ueb me aftësinë për të shtuar çdo video që dëshironi në një listë. Videoja do të luhet me radhë njëra pas tjetrës dhe përdoruesit do të kenë gjithashtu aftësinë për të hequr klipet dhe për të riorganizuar renditjen e tyre nëpërmjet një menyje rënëse.

Shiriti i radhës ka gjithashtu një opsion fshirjeje i cili heq të gjitha videot e grupuara.

/Shqip.com