Sport Ndërkombëtar

Ylli i radhës nga Evropa që transferohet në Arabi

/GettyImages
/GettyImages

Mesfushori N’Golo Kante pas shtatë vitesh ka vendosur të largohet nga Chelsea.

Mesfushori francez karrierën do ta vazhdoj në Lindjen e Mesme, ku tanimë ka gjetur marrëveshjen me kampionin në fuqi Al-Ittihad.

32-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin arab, ku do të ketë një pagë prej 25 milionë euro neto në sezon, derisa në këtë skuadër më herët u transferua edhe sulmuesi francez Karim Benzema.

Kante gjithashtu do t’i ketë edhe të drejtat e imazhit si dhe marrëveshjet komerciale shtesë ku të ardhurat shkojnë tek ai.

/Shqip.com